0Grupi i organizatave ndërkombëtara filloi punën për mbrojtjen e florës dhe faunës së Detit Kaspik. Në kuadrin e këtij projekti që po realizohet nën egidën e OKB-së dhe Fondit Global Ekologjik po krijohet sistemi unik i vlerësimit dhe monitorimit të situatë ekologjike, po përpunohen mekanizmat e veprimeve të përbashkëta të ekologëve rusë dhe atyre të vendeve pranëkaspike. Një vëmendje e veçantë iu kushtua kontrollit të punës së ndërmarrjeve të industrisë së peshkut dhe mbrojtjes së popullimit të fokave të Detit Kaspik, të cilat jashë në zhdukje e sipër.