Kryeministri Vladimir Putin paralajmëroi të hiqet dorë nga përpjekjet për përjashtimin e Rusisë nga procesi i marrjes së vendimeve në sferën e energjetikës botërore. Duke dalë në Dumën Shtetërore të vendit me raportin llogaridhënës përkatësisht punës së bërë nga qeveria, ai e quajti injorimin e interesave të Rusisë kundërproduktiv. Pavarësisht nga fakti se jo të gjithë në botë janë të interesuar për realizimin në jetë të projekteve të tilla si “Rryma Veriore”, “Rryma Jugore”, gazsjellësi i pellgut PranëKaspik, naftësjellësi me itinerar “Burgas-Aleksandrupolis”, autoritetet ruse janë më se të bindura, se ato janë ekonomikisht të argumentuara, me leverdi, se u përgjigjen standarteve të rrepta ekologjike dhe i shërbejnë forcimit të sigurimit energjetik global. Rusia edhe në të ardhmen do të punojë për realizimin e këtyre projekteve. Sipas fjalëve të Putinit, në vend u evidentua reduktimi i harxhimit të energjisë në ekonomi deri në 5% për vitin e kaluar. Kjo do të thotë se ajo po bëhet më pak e kushtueshme dhe si rrjedhojë më e aftë për konkurrencë. Praktikisht në lidhje me të gjitha rezervat strategjike- naftën, gazin, arin, metalet-është siguruar shfrytëzimi i plotë i bazës minerale dhe lëndëve të para. Dhe duhet thënë këtu, se 1 ruble të investuar nga mjetet shtetërore për studimin, zbulimin dhe përvetësimin e vendburimeve i ranë 8 rubla investimesh private.