0Presidenti i Çeçenisë Ramzan Kadirov, duke marrë fjalën më mbledhjen e Parlamentit republikan, nënvizoi se asnjëherë dhe askujt nuk do ti lejohet që të ngrejë çështjen e së ashtuquajturës republikë e pavarur. “Populli ynë në mars të vitit 2003 bëri zgjedhjen e vet – Çeçenia së bashku me Rusinë”, tha Kadirov. “Populli çeçen derdhi dhumë gjak dhe nuk do të donte që të përjetonte përsëri kohëra anarkie,trazirash, luftrash dhe tragjedish”, theksoi Kreu i republikës.