Presidenti i SHBA-s Barak Obama gjatë fjalimit të mbajtur në Samitin BE-SHBA në Pragë e quajti Rusinë partnere  të rëndësishme për Perëndimin në luftën kundër përhapjes së armës bërthamore dhe terrorizmit , si dhe në garantimin esigurimisë energjetike. Obama u shpreh për  ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive me Rusinë. Sipas fjalëve të tij SHBA-s dhe BE duhet të zhvillojnë me Rusinë një dialog të drejtë, të qartë dhe të ndershëm, i cili të bazohet në interesat  e përbashkëta.