Regjimi i operacionit antiterrorist në Çeçeni së shpejti mund të anulohet. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në fjalimin që mbajti të enjten në shkollën ekonomike në Londër. Sipas fjalëve të tij situata u poq për ndryshime të tilla. Operacioni antiterrorist në territorin e Çeçenisë po vazhdon që prej mëse 9 vjetësh. Urdhëresën për fillimin e saj e nënshkroi ish Presidenti i Federatës Ruse Boris Jelcin në shtator të vitit 1999. Ky hap u kushtëzua nga rrethanat e jashtëzakonshme. Pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik Çeçenia u ndodh në sferën e vëmendjes së terrorizmit ndërkombëtar. Frymëzuesit dhe përkrahësit e tij shpresonin ta shndërronin republikën çeçene në një qendër terroriste bazë në Kaukaz dhe që andej të përhapnin më pas ndikimin e vet në territoret fqinje si në Rusi, po ashtu dhe në vende të tjera. Çeçeni iu nënshtrua agresionit nga jashtë. Atje u vendosën emisarët e organizatave terroriste dhe agjentura e tyre, të cilët me mbështetjen e financimin nga jashtë krijuan dhe pajisën formacionet e armatosura guerrilase. Në gusht të vitit 1999 nga territori i republikës u ndërmor sulmi i armatosur i bandave guerrilase nën komandën e Shamil Basajevit dhe mercenarit arab Hattab mbi Dagistanin. Trupat ruse pasi i shpartalluan ato hynë në Çeçeni. Si rezultat i operacionit të filluar, formacionet kryesore banditeske si dhe krerët e tyre u asgjësuan ose ua mbathëm këmbëve. Çeçenia kaloi nën kontrollin e strukturave ushtarake ruse dhe autoriteteve çeçene. Dhe megjithëse guerilasit të cilët mbijetuan kohë mbas kohe kryejnë akte terroriste aty këtu, ata megjithatë nuk përbëjnë ndonjë rrezik serioz kërcënues për sigurimit e Çeçenisë. Për këtë u shpreh Zëvendës kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për çështjet ndërkombëtare Iljaz Umahanov. Për republikën, e cila provoi mbi vete pasojat e presionit nga jashtë, të akteve terroriste, dërgimit të diversantëve të ndryshëm, është më se evident interesimi i udhëheqjes për atë që të vendoset stabiliteti sa më shpejtë në tokën e Kaukazit. Sepse kjo parapërcakton gjendjen e përgjithshme të popullit dhe përbën një instrument mjaft serioz për përmirësimin e situatës socialo-ekonomike në këtë rajon, si për tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase. Anulimi i regjimit të operacionit antiterrorist në mënyrë të konsiderueshme do të lehtësojë procesin e rivendosjes dhe ndërtimit të ekonomisë dhe infrastrukturës sociale, sepse kjo do të thotë eliminim i një sërë kufizimeve të vendosura më parë. Në këtë plan, në qoftë se do të marrim për bazë fjalët e Dimitri Medvedievit , interesat e Qendrës federale dhe udhëheqjes së republikës përkojnë plotësisht.