Bota reagon pozitivisht ndaj vendimeve të Samitit të “G-20” të mbajtur në Londër. Vetë pjesëmarrësit e takimit dhe politikanët e vendeve të tjera janë të kënaqur me përfundimet e punës së bërë. Për këtë, të bind edhe vetë situata që po krijohet në tregjet e fondeve. Në kryeqytetin britanik liderët e vendeve me ekonomitë më të mëdha të botës arritën të bien dakort për hapat e paprecedentshëm me qëllim të kapërcimit të krizës globale ekonomike.