Masa të jashtëzakonshme sigurimi u morën në Gjermani dhe Francë për periudhën e zhvillimit të Samitit jubilar të NATO, kushtuar 60 vjetorit të krijimit të tij.  Afro 25 mijë forca policore  do të sigurojnë ruajtjen e rregullit në të dyja anët e kufirit. Sot liderët e 28 vendeve do të takohen në një darkë pune në qytetin gjerman Baden-Baden, kurse mbledhja kryesore do të zhvillohet në territorin francez në Strasburg. Rendi i ditës përfshin çështjet kyçe që kanë të bëjnë me  zhvillimin e Alenancës. Marrëdhëniet e saj me Rusinë do të jenë një ndër temat kryesore të kësaj mbledhjeje.