Në komunikatën përfundimtare të Samitit të “G-20” në Londër janë përfshirë gjashtë pika,të cilat do të ndihmojnë daljen nga kriza e tanishme ekonomike. Pjesëmarrësit e takimit morën përsipër detyrën për të rivendosjen, ndër të tjera, e besimit, rritjen ekonomike dhe vendet e punës,të rindërtojnë sistemin financiar, të riformatojnë institutet ndërkombëtare financiare me ndihmën e të cilëve mund të kapërcehet kjo krizë, si dhe të shmangen kriza të tilla në të ardhmen,dhe gjithashtu të ndihmojnë tregëtinë ndërkombëtare dhe atë të investimeve.