0Kreu i qeverisë ruse Vladimir Putin dërgoi sot një telegram urimi homologut të vet biellorus Sergei Sidorski me rastin e Ditës së unitetit të popujve të Rusisë dhe Biellorusisë. Ndërtimi aktiv i Bashkësisë së qeverisë së Rusisë dhe Biellorusisë u përgjigjet interesave të të dy vendeve vëllazërore, nënvizoi Kryeministri Vladimir Putin.