0Është dita e dytë që në Londër po zhvillohen protestat e antiglobalistëve që i kushtohen Samitit të “20-es së Madhe”. Protestat agresive u përpoqën të pengonin punën e bursës së fondit të Londrës, por policia nuk i lejoi protestuesit që ti afroheshin ndërtesës. Qendrat kryesore të përplasjes mund të bëhet afrimi tek qendra e ekspozitës “Eksel”, ku bëhet Samiti. Policia rrethoi qendrën, por aty po grumbullohen gjithnjë e më shumë demonstruesit me thirrjet dhe parrullat “Të ndalohet lufta në Irak dhe Afganistan”, “Të pranohet faji për krizën financiare botërore”.