0 Në të janë parashtruar masat që do të mund të ngadalësojnë recesionin dhe të çojnë në gjallërimin e ekonomisë. U mor vendimi për ti dhënë 1 trilion dollarë FMN-së dhe Bankës Botërore dhe të rritet përfaqësia në to e vendeve në zhvillim. Deri në fund të vitit 2010 “20-ja” ka ndërmend të caktojë për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe 5 trilionë $. Për zgjidhjen e problemeve aktuale në sferat financiare pjesëmarrësit e Samitit vendosën të zhvillojnë edhe një takim tjetër këtë vit.