Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) Muhamed al-Baradei përshëndeti deklaratën e përbashkët të presidentëve të Rusisë dhe SHBA-ve mbi çarmatimin bërthamor. Në të, në veçanti, ata shprehën besnikërinë e tyre ndaj idesë së mospërhapjes së armës bërthamore dhe shkurtimit të arsenaleve bërthamore. Al-Baradei vuri në dukje se i mbështet pikëpamjet e dy presidentëve mbi domosdoshmërinë e arrijes së denuklearizimit të Gadishullit të Koresë dhe se përshëndet synimin e tyre për zgjidhjen e problemit iranian me rrugë diplomatike.