Në Londër u mblodhën liderët e 20 vendeve kryesore të botës me ekonomitë më të zhvilluara për të diskutuar rrugëdaljet nga kriza ekonomiko-financiare që shpërtheu në fund të vitit të kaluar. Nga kryeqyteti britanik njofton për këtë korrespondenti i radiostacionit “Zëri i Rusisë” Mihaill Kurakin. Bota jo për herë të parë po përjeton një krizë të tillë ekonomike që nga përmasat e veta të gjera ngjason me rënien e sotme të ekonomisë botërore. Në vitin 1933 pas falimentimit të bankave dhe rritjes së papunësisë, të cilat u bënë pasojë e rënies ekonomike në Wall Streat, liderët e botës atëherë gjithashtu u mblodhën në Londër për të gjetur rrugëdalje nga situata që u krijua. Presidenti i atëhershëm i SHBA-ve Franklin Rusvelt i dënoi idhujt e vjetër të bankave ndërkombëtare dhe nënvizoi rëndësinë të gjallërimit të ri të ekonomisë botërore. Por ngjarjet që pasuan më vonë hynë në histori jo si shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar, por si paralajmërim i qartë për brezat e ardhshëm. Këto ngjarje treguan se situata të tilla mund të ndodhin kur konfliketet ndërkombëtare mbizotërojnë mbi kompromiset. Tani liderët e “20-es së Madhe, të cilët u mblodhën në Londër, kanë shansin për të ndryshuar zhvillimin e mëtejshm të historisë. Por vetëm veprimet nga ana e qeverive kombëtare të vendeve të ndryshme, sigurisht, që nuk janë të mjaftueshme. Interesi vetëm me punët e brendshme dhe në të kundërt, mosinteresimi se si u shkojnë punët vendeve të tjera fqinje, zor se mund të sjellë në ndofarë progresi. Kriza e sotme tregoi mjaft qartë, se protekcionizmi, mbyllja e dyerve në tregti nuk mund të mbrojnë askënd. Në lidhje me këtë vendimi i Samitit të “20-es”, përkatësisht së ardhmes së ekonomisë botërore duhet jetë në dobi jo vetëm të vendeve të zhvilluara , por edhe ekonomive të vendeve në zhvillim. Në Samitin e “G-20” në Londër pjesëmarrësit shpresojnë të arrijnë njëfarë progresi në disa fusha të ndryshme. Së pari, ky mund të jetë krijimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm i cili bën të mundur parashikimin e krizave të tilla të ardhshme, së dyti, ky është reformimi i dikastereve ndërkombëtare financiare. Gjithashtu, është mëse e qartë domosdoshmëria e krijimit të valutës së re botërore rezervë. Ky propozim, që u formulua nga Rusia dhe u përkrah nga një sërë vendesh pjesëmarrëse të “20-es”, kritikohet ashpër nga vendet emitente të valutave të sotme rezervë. Vendimi për krijimin e valutës mbikombëtare rezervë sot për sot nuk do të merret, por kryesorja është se diskutimi për këtë çështje tashmë filloi. Në këtë ose atë masë iniciativat e lartëpërmendura do të hyjnë në deklaratën përfundimtare të Samitit. Por deklarata është një gjë, kurse zbatimi i këtyre vendimeve është krejtësisht gjë tjetër. Dhe pyetja, në se do të mundin vallë liderët e “20-es” të zbatojnë vendimet e marra në Samitin e sotshëm, mbetet ndërkohë pa përgjigje.