BE dhe vendet e Amerikës Qendrore ndërprenë të mërkurën negociatat për tregtinë në Honduras pas largimit të delegacionit të Nikaraguas. Presidenti nikaraguajan Daniel Ortega e shpjegoi kështu vendimin e qeverisë së vet: “Është e pamundur të zhvillosh bisedime kur ty të kërcënojnë me pistoletë në kokë”. Sipas fjalëve të tij, Nikaragua mbron në negociatat me BE parimet e tregtisë së drejtë dhe kundërshton marrëdhëniet të cilat bazohen në tregun e lirë, i cili i jep supermaci atij vendi që është më i madh dhe më i fortë.