Liderët e vendeve të “20-es së Madhe” do të diskutojnë sot në Samitin në Londër riformatimin e arkitekturës financiare botërore. “Ne duhet të krijojmë një konstruksion parimisht të ri”,- mendon Presidenti i Rusisë. Dimitri Medvediev e shikon kuptimin e takimit në Londër në atë, që sipas rezultateve të tij të fillojë reformimi i “Marrëveshjeve të Brettonvudit”, të cilat u nënshkruan në vitin 1944 dhe shërbyen si bazë e sistemit të sotshëm valutoro-financiar.