Rusia dhe SHBA-s kanë këndvështrime tejet të ndryshme përkatësisht vlerësimit të ngjarjeve të gushtit të vitit 2008 në Kaukaz, por mendojnë se janë të domosdoshme realizimi i planit prej 6 pikash dhe vazhdimi i bashkëpunimit në kuadrin e diskutimeve të Gjenevës thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve të dy vendeve. Presidentët e Rusisë dhe SHBA-ve u pajtuan me mendimin se duhen vazhduar përpjekjet në drejtim të rregullimit paqësor dhe afatgjatë të situatës jo stabile në rajon.