Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama u morën vesh për të filluar pa vonesë negociatat në lidhje me marrëveshjen e re për shkurtimin e armatimeve strategjike ofensive dhe për ta përgatitur atë deri në fund të vitit. Rusia dhe SHBA pranuan mosmarrëveshjet që ekzistojnë përkatësisht dislokimit të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraketë në Evropë dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të barabartë në këtë sferë. Ata mendojnë se problemi i Iranit duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike dhe shprehën preokupim në lidhej me lëshimin e raketës bakistike të planifikuar nga RPD e Koresë. Rusia dhe SHBA-s dënuan veprimet e terroristëve të “Al-Kaidës” në Afganistan.