Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë do të diskutojnë pjesëmarrësit e Samitit jubilar të Aleancës që do të zhvillohet më 3-4 prill në Francë dhe Gjermani, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i NATO-s Xhejms Appaturai. Në tërësi, tha Appaturai në Samit do të diskutohet e ardhmja e NATO-s dhe roli i saj në botë, bashkëveprimi i Aleancës me partnerët e vet, “duke përfshirë, vetkuptohet, edhe Rusinë”. Duke folur mbi rëndësinë e Këshillit Rusi-NATO ai shprehu bindjen e vet në atë se të gjithë aleatët në Aleancë e vlerësojnë Këshillin si platformë për diskutimin e të gjitha problemeve pa përjashtuar këtu edhe çështjet për të cilat nuk ka marrëveshje tani për tani.