Presidentët e Federatës Ruse dhe SHBA-ve do t’i ngarkojnë qeveritë e tyre që të përfundojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur procesin e pranimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe të kalojnë në marrëdhëniet dypalëshe nga “fjalët e ngrohta në punë konkerete”. Për këtë flitet në deklaratën e përbashkët përfundimtare të presidentëve Dimitri Medvediev dhe Barak Obama bërë sipas rezultateve të takimit në Londër. Në të Dimitri Medvediev dhe Barak Obama deklaruan mbi gatishmërinë “e daljes përtej kufijve të mentalitetit të epokës së luftës së ftohtë” dhe dhënies së një starti marrëdhënieve midis FR dhe SHBA-s.