0Presidenti i SHBA-së Barak Obama deklaroi mbi synimin e vet për të vizituar Moskën në verë të këtij viti. Barak Obama u tha gazetarëve se e pranoi ftesën për të vizituar Rusinë. Sipas fjalëve të tij, “vizita në qershor është shumë më e mirë se vizita në janar”. Nga ana e vet Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev deklaroi se “do të jetë shumë i gëzuar të takojë Presidentin e SHBA-ve dhe ekipin e tij në qeshor” në Rusi. Sipas fjalëve të liderit rus, ai dhe homologu i tij amerikan “arritën në marrëveshje mbi disa gjëra konkrete, të cilat do të mund të përgatiten deri në atë kohë”.