0Në intervistën dhënë gazetës “Finantion Times” Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Arkadi Dvorkoviç deklaroi sot se “disa prej vendeve tona fqinje në Evropën Lindore ndodhen tani në një situatë të vështirë ekonomike për shkak të krizës ekonomike botërore. Me çdo njërin nga këto vende ne kemi marrëdhënie shumë të ngushta”. Në lidhje me këtë ai nuk përjashtoi mundësinë e dhënies së ndihmës atyre nga ana e Rusisë.