Që nga 1 prilli në Rusi do të rriten 17,5 % pensionet e qytetarëve të moshuar. Kjo është tashmë rritja e dytë e tyre për këtë vit. Një muaj më parë pensionet u rritën gati 9%. Ato do të rriten gjatë këtij viti edhe 2 herë të tjera, në gusht dhe në dhjetor. Në këtë mënyrë, pensionet do të rriten gjithësej 30%.