Planin antikrizë të qeverisë do ta diskutojë sot me udhëheqjen e Partisë “Rusia unike” kryeministri Vladimir Putin. Deputetët nga kjo parti kanë ndërmend të mbrojnë propozimet e veta antikrizë. Sipas mendimit të anëtarëve të partisë, është e domosdoshme të ruhen ato projekte, të cilat do të lejojnë garantimin e funksionimit pa ndalesa të kapaciteteve prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.