Të martën në Moskë u krye atentat ndaj jetës së mbrojtësit të njohur të të drejtave të njeriut Lev Ponomariov. E bija e tij, avokatja Elena Lipcer u tregoi gazetarëve se në mbrëmje vonë, kur Ponomariovi vendosi makinën në parking, atë e sulmuan 3 persona, e rrahën barbarisht dhe i morën telefonin celurar. Personat që e bënë këtë nuk janë identifikuar akoma. Rrahja e Ponomarjovit, ndoshta është e lidhur me veprimtarinë e tij në sferën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.