Rusia propozoi që të përfundohet traktati global mbi mbikqyrjen dhe rregullimin financiar. Iniciativa përkatëse u mor nga delegacioni i Rusisë në krye me Zëvendës Ministrin e pare të Punëve të Jashtme të Rusisë Andrei Denisov, gjatë diskutimit tematik në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të çështjeve të nxjerrjes së ekonomisë botërore nga kriza aktuale. Vëzhguesi i radiostacionit “Zëri i Rusisë” Eugjeni Krishkin komentoi këtë fakt. Marrëveshja Ndërkombëtare, e cila propozohet që të përfundohet, ka për të përcaktuar standartet e përgjithshme të rregullimit dhe mbikqyrjes në sektorin financiar, ndër të tjera, standartet e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, standarti unik i dhënies së llogarisë financiare, standartet e përcaktimit të pjesëmarrësve të tregut tek të cilët mund të kihet besim, dhe kundërmasat ndaj tyre, rregullat e shkëmbimit të informacionit për institucionet dhe marrëveshjet financiare. Domosdoshmëria për elementet e unifikuara të organizimit financiar të botës tashmë është mëse e domosdoshme. Mungesa e tyre ndikon në të gjithë sistemin financiar botëror, duke prishur stabilitetin e tij. Fjalë bëhet për atë se veprimtaria e institucioneve monetare, grupeve industriale dhe shumë firmave të mëdha të sektorit real të ekonomisë mbetej gjatë një kohe tepër të vazhdueshme në hije, pa përmendur këtu spekulatorët e mëdhenj financiarë dhe menaxherët e pandërgjegjshëm, pronarët e mëdhenj dhe persona të tjerë, të cilët ndikojnë në marrjen e vendimeve. Në shumë gjëra për shkak të tyre shumë vende ecën në drejtim të greminës së krizës financiare botërore dhe të vështirësive të lidhura me të. Që të gjitha ato që mbeteshin në hije të rregullimit botëror, në parim duhet tu nënshtrohen rregullave të përgjithshme të transparences dhe dhënies së llogarisë në mënyre publike. Sistemi i mbikqyrjes është në gjendje që të ndikojë për mirë në gjendjen në sferën financiare. Por për kapërcimin e krizës nuk është e mjaftueshme vetëm kjo masë. Për këtë është i nevojshëm reformimi i institucioneve ekzistuese financiare ndërkombëtare, heqja dorë nga gjendja jo e natyrshme, kur një valutë në fakt e pasiguruar nga asgjë, në kët rast, dollari, përcakton situatën në tregun ndërkombëtar. Tani në rendin e ditës qëndron çështja e krijimit të një valute të re të reservës. Problemet e lidhura me krijimin e saj do të diskutohen në takimin e ardhshëm të “20-es” në Londër. Por kjo ide ka edhe kundërshtarë, që natyrisht, janë në radhë të pare ato vende, të cilat jetonin jo me mjetet e veta, por në kurriz të vendeve të tjera.