Liderët e Rusisë dhe të Gjermanisë do të nisen për në Londër në Samitin e “20-es” me pozita të ngjashme për kapërcimin e krizës ekonomike botërore. Për këtë deklaroi në konferencën për shtyp mbas negociatave në Berlin Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel. Medvediev është i mendimit se arkitektura financiare botërore duhet të ndryshojë. Në botë duhet të ketë më shumë valuta rezervë. Duke iu përgjigjur propozimit të Merkel-it për pjesëmarrjen e Rusisë në modernizimin e sistemit të transportimit të gazit të Ukrainës, Medvediev tha, se së shpejti BE dhe Ukrainës do tu dërgohen propozimet ruse për krijimin e bazës së plotë juridike për transportimin e gazit rus. Duke prekur problemin e sigurimit evropian Medvediev deklaroi mbi domosdoshmërinë e dialogut të vlefshëm midis Rusisë dhe NATO-s.