Liderët e Rusisë dhe Gjermanisë do të nisen për në Londër për pjesëmarrje në samitin e “G-20” me pozita të ngjashme përkatësisht masave të kapërcimit të krizës globale. Për këtë u bë e ditur në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel. Presidenti i Rusisë vizitoi Gjermaninë gjatë rrugës për në Londër. Samiti i “G-20” do të hapet në kryeqytetin britanik më 1 prill dhe, sigurisht, Moskës dhe Berlinit u duhej të bashkërendisnin pozitat e veta përpara fillimit të forumit. Duke prekur temën e samitit në Londër Presidenti rus deklaroi se ndyshime të mëdha në pozitat e Moskës dhe Berlinit nuk ka. Angela Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp konstatoi gjithashtu përkimin e pozitave të Rusisë dhe Gjermanisë  në lidhje me çështjet kryesore. Sipas fjalëve të saj, edhe  pala ruse, edhe pala gjermane do të donin që samiti i “20-shes” në Londër të sillte rezultate konkrete dhe jo të ndalej vetëm në parrulla. Lideri rus, nga ana e vet, vuri në dukje se detyra e samitit nuk konsiston në atë që të ngopë ekonominë me para. Kryesore është parandalimi i krizave të ngjashme me atë aktuale, ose, të paktën, zbutja e pasojave të tyre. Dimitri Medvediev mendon se sipas përfundimeve të samitit duhet të zhvillohen konferencat, të cilat të përcaktonin konturet e sistemit global financiar. Ai kujtoi se Rusia propozoi diskutimin e reformimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe vendosjen e valutës globale rezervë. Në SHBA-s, vërtet, akoma vazhdojnë të mendojnë se rolin e një valute të tillë duhet ta luajë dollari. Gazetarët nuk mundën të linin në heshtje problemin e sigurisë energjetike të Evropës. Angela Merkel si përgjigje deklaroi se në modernizimin e sistemit transportues të gazit të Ukrainës, nëpërmjet territorit të së cilës kalon për në vendet evropiane “lënda e kaltërt djegëse” ruse, duhet të marrë pjesë medoemos Rusia. Dimitri Medvediev, nga ana e vet, shtoi se Moska në një kohë shumë të afërt do t’i dërgojë Kievit dhe Brukselit propozimet e veta në lidhje me krijimin e një bazë plotësisht të vlefshme juridike për transportimin e gazit.