Në fillim të kësaj jave që mbaron Rusia botoi propozimet e veta për takimin e 20 vendeve me ekonomitë më të zhvilluara në botë, që do të zhvillohet më 1-2 prill në Londër. Thelbi i tyre qëndron në krijimin e premisave për formimin e sistemit të drejtë financiaro-ekonomik botëror. Ka rëndësi se ky plan u vendos në sajtin e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe ai duhet të konsiderohet si pikëpamja e Kryetarit të shtetit. Këto janë masa të drejtuara për atë që të krijohet një arkitekturë moderne financiare, arkitektura, që prapëseprapë është e orientuar për shekullin 21, por nuk riprodhon arkitekturën e periudhës së pasluftës. Dhe ne do të duhet të ndryshojmë një sërë çështjesh kyçe, ndër të tjera, edhe ato, që kanë të bëjnë me punën e organizatave financiare ndërkombëtare. Kriza e tanishme tregoi se veprimtaria e tyre nuk është aspak ideale, mendon Dimitri Medvediev. Moska propozon që të reformohen rrënjësisht Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, duke  rindarë zërat dhe kuotat në to në dobi të vendeve me tregjet në zhvillim. Pagesat në tregjet botërore duhet të bëhen në disa valuta, gjë kjo, që duhet të forcojë stabilitetin e sistemit financiar. Akitektura e re ndërkomnbëtare e marrëdhënieve financiare, sipas mendimit të udhëheqjes së Rusisë, duhet të ndërtohet mbi parimet e demokracisë, të përgjegjësisë së barabartë për marrjen e vendimeve, transparencës së operacioneve të të gjithë pjesëmarrësve dhe ndarjes së drejtë të rreziqeve. Rrënjët e krizës së tanishme botërore do kërkuar në dështimin e sistemit të krijuar financiar për shkak të cilësisë së ulët të rregullimit të tij, kur rreziqet kolosale nuk ishin marrë sa duhet parasysh. Kjo është e mbarsur për miliona njerëz me humbjen e orientimeve shoqërore, dhe rrejedhimisht, rritjen e paqëndrueshmërisë  globale sociale. Prandaj në planin e Rusisë përmbahet propozimi mbi krijimin e mekanizmave të parashikueshme të rregullimit financiar, ndërsa në fakt, të drejtimit të procesit të globalizimit në kushtet e botës shumëpolare. Në tërësi, në qoftë se do të flasim për atë, se çfarë ne propozojmë, vazhdoi Presidenti, ne propozojmë atë,se ky është organizimi i drejtë i sistemit financiar nërkombëtar. Në parim për këtë flasin të gjitha vendet. Çështja qëndron në thekset dhe në atë, në se ne duam të ecim përpara ose të ruajmë këtë situatë në atë pamje, në të cilën ajo ekziston sot. Pozita jonë është kjo:- duhet ecur përpara. “Shpresoj në atë, se kjo pozitë do të gjejë jehonë tek partnerët tanë gjatë vizitës sime në Londër në takimin e 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha në botë”, tha Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev.Kështu, përpara takimit të “20-es” Moska jep të kuptohet se është e mobilizuar për një bisedë serioze për marrjen e vendimeve praktike.