0Ndikimi i krizës dhe në qoftë se do të ndihet, do të jetë e kufizuar, sepse kapitali i kompanisë “Nord Srtream”AG ka garanci nga aksionerët. Për këtë sot në Shën-Peterburg në konferencën ndërparlamentare “Projekti i “Rrymës Veriore”, Dimensioni parlamentar” deklaroi drejtori i kësaj kompanie Mattias Varnig. “Paamvarësisht nga kriza financiare, shumë banka tregojnë interesim financiar për projektin tonë dhe për financimin kreditor të tij, duke kuptuar mirë të gjitha “pluset” e tij – investimet afatëgjata në projektin e infrastrukturës,- nënvizoi drejtori i kompanisë Varning. Gjithsej në ndërtimin e gazsjellësit planifikohet të investohet 7.5 miliard euro.