0Një mendim i tillë shprehu në faqet e gazetës kanedeze “National post”nga Ministri i mbrojtjes i Federatës Ruse Anatoli Sedjukov në lidhje me thëniet e personave zyrtarë mbi fluturimet e avionëve rusë në Arktikë. Ky ishte një fluturim i zakonshëm i dy aeroplanëve ushtarakë rus në bordin e të cilit nuk kishte armë, tha Ministri. Ai kujtoi se fluturime të tilla realizohen me respektimin e plotë të të gjitha rregullave ndërkombëtare dhe mbi kryerjen e tyre lajmërohet paraprakisht. Ministri i mbrojtjes i Rusisë theksoi, se dy aeroplanët që fluturojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare nuk përbëjnë kurrëfarë rreziku, veçanërisht pas asaj kur mbi fluturimin e tyre është vënë në djeni Komanda e Bashkuar e Mbrojtjes aerokozmike e Amerikës Veriore.