Në intervistën e vet dhënë gazetës “Izvestia v Ukraine”, gjatë komentimit të deklaratës së nënshkruar më 23 mars në Bruksel nga Ukraina dhe BE mbi modernizimin e sistemit ukrainas të transportimit të gazit, ambasadori i Federatës Ruse në Ukrainë Viktor Çernomirdin vuri në dukje se gjatë nënshkrimit të dokumentit mungonte jo vetëm Rusia. Sipas fjalëve të tij, gjatë kësaj procedure nuk ishte prezente asnjë nga kompanitë serioze të vendeve kryesore evropiane, ndër të tjera të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Në të njëjtën kohë ai karakterizoi në mënyrë pozitive marrëveshjet e nënshkruara më parë mbi krijimin e konsorciumit ruso-ukrainas të gazit.