0Rivaliteti i Rusisë dhe SHBA-s në hapësirën postsovjetike vazhdon të ruhet ende, mendon Drejtori i Institutit të SHBA-s dhe Kanadasë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Sergei Rogov. Sipas medimit të tij, SHBA-s nuk do të pajtohen kurrë me atë fakt se territoret e ish republikave sovjetike janë zonë e ndikimit të Rusisë. Por me ardhjen në pushtet të Presidentit të ri amerikan Barak Obama mund të arrihen kompromise. P.sh, në lidhje me pranimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO. Rogov shprehu besimin e vet në atë se bashkëpunimi ruso-amerikan në sferën e sigurimit do të vazhdojë. Ai kujtoi se Rusia vë në dispozicion territorin e vet për realizimin e transitit të ngarkesave amerikane të destinacionit jo ushtarak në Afganistan.