0Rusia del për vendosjen e monitorimit në kufirin gjeorgjiano-osetinian



0Zëvendësi i Kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Grigori Karasin në intervistën e vet dhënë ITAR-TASS-it, deklaroi se Rusia del për organizimin e punës së monitorimit të OSBE-së në të dyja anët e kufirit gjeorgjiano-osetinian. Sipas mendimit të Grigori Karasinit, kjo është e domosdoshme për krijimin e një tablloje objektive të ngjarjeve që po ndodhin atje. Mirëpo propozimi në fjalë ndeshet në një kundërshtim këmbëngulës nga ana e palës gjeogjiane. Gjeorgjia mundohet ti nënshtrojë kontrollit të vet veprimtarinë e OSBE-së në Osetinë e Jugut.