0Konsultimet ndërqeveritare të Rusisë dhe Ukrainës për çështjen e transportimit të burimeve energjetike u shtynë për një afat të pacaktuar. Një vendim i tillë është i lidhur me Deklaratën e Ukrainës dhe BE, e cila përjashton Rusinë nga numri i pjesëmarrësve të modenizimit të sistemit ukrainas të transportimit të gazit. Ajo u nënshkrua këto ditë në Bruksel. Presidenti Dimitri Medvediev deklaroi se për këtë dokument lindin shumë pyetje, ndërsa Kryeministri Vladimir Putin quajti atë të pamenduar mirë dhe jo profesionist.