0Andrei Bistrickij, Kryetar i “Zërit të Rusisë”, e quajti rritjen e vëllimit të emisioneve në të gjitha rajonet e rëndësishme të botës detyrë evidente të radiofirmës. Në intervistën, dhënë mjeteve të informimit masiv, ai tha se puna me auditorin në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura është një nga drejtimet kyçe të veprimtarisë sonë. Bistrickij njoftoi se në një kohë të afërt do të fillojë transmetimi i emisioneve në gjuhën ukrainase dhe atë gjeorgjiane.