0Për 200-vjetorin e ditëlindjes së Nikollai Gogolit, që përkujtohet më 1 prill, në Moskë u hap muzeu i shkrimtarit të madh. Ndër eksponatët janë portreti i shkrimtarit, që u pikturua që kur shkrimtari ishte ende gjallë, botimet e veprave të tij, kopjet e dorëshkrimeve. Muzeu u vendos në një godinë të vjetër, ku Gogoli kaloi 4 vitet e fundit të jetës së tij. Këtu ai pat punuar mbi vëllimin e dytë të romanit “Shpirtrat e vdekur”, të cilin e dogji para se të vdiste.