0Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Llavrov bëri thirrje për të mos bërë konkluzione të parakohshme përkatësisht lëshimit të planifikuar të raketës në Korenë e Veriut, gjë që shkaktoi preokupime tek SHBA-s dhe aleatët e tyre aziatike. Në të njëjtën kohë Llavrov theksoi rëndësinë e respektimit nga Pheniani të rezolutës së OKB-së, e cila ja ndalon atij provat e raketave balistike. RPD e Koresë shpalli mbi synimin e vet për të lëshuar në fillim të prillit të një raketë me satelit ndërlidhjeje. Por SHBA-s, Koreja e Jugut dhe Japonia venë në dyshim se do ti bëhet në fakt prova raketës së aftë që të fluturojë deri në territorin amerikan dhe do të mbartë kapsula bërthamore.