Kjo pasqyrë u përgatit nga vëzhguesi i radiostacionit “Zëri i Rusisë”, kandidati i shkencave historike, Pjotër Iskenderov. Kohët e fundit, shkruan ai, vemendja e mjeteve ruse të informimit masiv është përqendruar ndaj situatës në Shqipëri dhe rreth saj dhe mund të thuhet se është rritur në mënyrë të qenësishme. Dhe puna nuk qendron aspak këtu vetëm tek karakteri solemn i samitit jubilar të NATO-s që është caktuar për në fillim të prillit, në të cilin duhet të konfirmohet ftesa e Tiranës për tu bërë anëtare me të drejta të plota e Aleancës VeriAtlantike. Mjetet ruse të informimit masiv e vlerësojnë hyrjen e Shqipërisë në NATO si edhe një sfidë tjetër serioze për udhëheqjen e vendit, e cila e ngarkon atë me përgjegjësi suplementare në politikën e brendshme dhe atë të jashtme. Ia vlen të kujtojmë këtu, se autoritetet e Tiranës, gjatë gjithë këtyre viteve të fundit si një ndër argumentet kryesore në favor të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën VeriAtlantike, kanë paraqitur pjesëmarrjen e saj në operacionet paqeruajtëse sup më sup me kontingjentet e vendeve të tjera natoviane, në radhë të parë në Irak. Për këtë për të satën herë me radhë deklaroi këto ditë Kryeministri Sali Berisha. Por, siç vë në dukje në lidhje me këtë revista ruse ”Vëzhgimi i huaj ushtarak”, Shqipëria në fund të dhjetorit të vitit 2008 filloi “largimin e kontingjentit të vet ushtarak (218 ushtarë dhe oficerë që ndodheshin nën komandën amerikane dhe ishin të dislokuar në qytetet Mosul dhe Bagdat”. Sipas mendimit të revistës, kjo dëshmon për ndryshimin e strategjisë së operacionit ushtarak ndërkombëtar në Irak, që po zhvillohet nën komandën e SHBA-s, gjë që mund të thotë ndryshim në prioritetet globale të SHBA-s dhe NATO-s në mbarë rajonin euroaziatik, dhe Shqipëria duhet ta marrë parasysh këtë fakt në llogaritë e veta gjeopolitike. Ndërsa gazeta “Njevskoe vremja”, që del në Shën Peterburg, tërheq vemendjen ndaj një aspekti jo më pak të rëndësishëm, të lidhur me hyrjen e Shqipërisë në NATO. Sipas mendimit të saj, ky proces ka për vendin rëndësinë e një ndryshimi të qenësishëm financiaoro-ekonomik. Pavarësisht nga fakti, se Shqipëria dhe Kroacia morën që një vit më parë ftesën nga selia e Brukselit të Aleancës, atyre do tu duhet akoma “të përshtasin forcat e veta të armatosura në përputhje me standartet natoviane”. Gjatë kësaj, thekson gazeta, “kjo do të jetë e pamundur të realizohet pa paratë e Perëndimit”. E megjithatë, padyshim, që hyrja e Shqipërisë në NATO është një ndër letrat me shumë vlerë të fushatës paraelektorale në duart e qeverisë aktuale të vendit. Nga ana tjetër, acarimi i tanishëm i situatës atje kërcënohet të vërë në dyshim ato prioritete demokratike për të cilat flasin kaq shumë si kandidatët e autoriteteve pushtetore, ashtu dhe ata të opozitës. Jo krejt rastësisht botimi “Njezavisimaja gazeta”, që del në Moskë, kujton atë vemendje që kanë ndërmend t’i kushtojnë monitorimit të zgjedhjeve të pritshme të 28 qershorit në Shqipëri Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian dhe institute të tjera evropiane. Nga ajo, se ç’zgjedhje do të bëjnë forcat politike shqiptare, të cilat ndodhen nën ndikimin e tundimit për të hedhur në lojë letrën nacionaliste, por që janë të detyruara të marrin parasysh njëkohësisht edhe kërkesat që tingëllojnë nga selitë e organizatave evropiane, varet në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm stabiliteti në vend, por edhe në mbarë rajonin ballkanik. Prandaj mund vetëm të pajtohesh me mendimin e po atij botimi “Njevskaja gazeta”, e cila kujton rolin e rëndësishëm që luan Shqipëria në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare, ndër të tjera me mandatin e BE në Çadin e largët. Vërtet, bota aktualisht ka nevojë për një paqeruajtje efektive dhe jo për spekullime të rrezikshme gjeopolitike.