0Sejmi (parlamenti) i Letonisë hodhi sot poshtë projektligjin “Mbi statusin e luftëtarit të koalicionit antihitlerian”, të paraqitur për shqyrtim nga parlamenti nga ana e bashkimit opozitar “Qendra e mirëkuptimit”. Ai parashikon pagimin e ndihmave shtetërore veteranëve antifashiste. Në Letoni jetojnë dhjetra mijëra veteranë që kanë luftuar kundër Gjermanisë naciste.