0Rusia dhe Turkmenia do të nënshkruajnë marrëveshje të reja në sferën e gazit. Për këtë u morrën vesh në takimin në Moskë Presidenti Dimitri Medvediev dhe homologu i tij turkmen Gurbangulli Berdimuhammedov. “Ne shqyrtuam hollësisht problematikën e bashkëpunimit në sektorin energjetik dhe të lëndëve djegëse, ndër të tjera, zhvillimin e realizimit të marrëveshjes ndërqeveritare mbi gazsjellësin Kaspik. U vendos të përgatiten projekte të reja në sferën e gazit. Në një kohë të afërt ne do të nënshkruajmë marrëveshjet sipas tyre, deklaroi Dimitri Medvediev në një konferencë për shtyp në Moskë, sipas rezultateve të bisedimeve me Presidentin e Turkmenisë. Liderët e dyja vendeve përkrahën idenë e zhvillimit në prill në Ash-Habad të Konferencës Ndërkombëtare për transportimin e burimeve energjetike. U aprovua deklarata e përbashkët, u nënshkruan marrëveshjet në fushën e ekonomisë dhe të sigurimit.