0Në marrëdhëniet Britani-Rusi po vihen re shenja të dukshme përmirësimi. Për këtë deklaroi Enn Pringll, Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Moskë në intervistën e vet dhënë gazetës “The Times”, e cila u botua sot. Sips fjalëve të saj, Londra rindërtoi marrëdhëniet e ndera me Moskën, ndërsa Kryeministri Gordon Braun po përgatitet për takimin me Presidentin Dimitri Medvediev, që do të zhvillohet javën që vjen. “Ekzistojnë një sërë problemesh, në zgjidhjen e të cilave duhet të ingranohet Rusia”, tha Pringll. Kritikëve të pozitës së re të Londrës ajo iu përgjigj duke thënë se Rusia ushtron një ndikim të gjerë në sferat e politikës së jashtme, të cilat janë prioritete kyçe për Britaninë e Madhe - në drejtimin afgan, në Lindjen e Mesme dhe Iran. Veç kësaj, Rusia nuk e kërcënon Perëndimin, theksoi Pringll.