0Prioritetet kryesore të programit antikrizë të Rusisë janë përkrahja sociale e popullsisë dhe stabiliteti në tregun e punës. Për këtë deklaroi Igor Shuvallov, Zëvendës Kryeministër i parë, në mbledhjen me governatorët e Lindjes së Largme në Habarovsk. Sipas fjalëve të tij, masat që po ndërmerren drejtohen gjithashtu për zhvillimin e infrastrukturës, potencialit industrial dhe novacioneve. Një vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet zhvillimit të biznesit të vogël dhe formimit të klasës së mesme në vend.