0Rusia përfundoi pjesëmarrjen e vet në misionin paqeruajtës në Kosovë. Siç njoftoi Komandati i kontigjentit policor të Rusisë të Misionit të OKB-së në Kosovë Leonid Pogorjellov, në fillim të kësaj jave nga krahina u larguan paqeruajtësit e fundit të Rusisë. Bashkëpunëtorët e Ministirsë së Punëve të Brendshme të Rusisë kanë qenë të pranishëm atje gjatë 9 vjetësh. Ata realizonin patrullimin, nadalonin kriminelët, përgatisnin dhe instruktonin efektivin e policisë lokale. Bashkëpunëtorët e OKB-së pranuan nivelin e lartë të përgatitjes së milicëve të Rusisë. Tani funksionet e ruajtjes së rendit në Kosovë kaluan tek policët e BE.Ndonëse situata në krahinë u stabilizua, Vitali Çurkin, Përfaqësues i Përhershëm i Rusisë pranë OKB-së, është i shqetësuar nga ajo se s’ka përparim në çështjen e kthimit të refugjatëve serbë dhe krijimin e kushteve për bashkëekzistencën paqësore të shqiptarëve dhe serbëve në krahinë.