Komiteti i Bashkimit të Lidhjeve Evropiane të Futbollit hoqi çështjen e zhvendosjes së Kampionatit të Euro-2012-ës nga Ukraina. Në mbledhjen e vet në Kopenhagë ai vlerësoi pozitivisht përgatitjen e Ukrainës dhe Polonisë për zhvillimin e Kampionatit Evropian.