0Moska po shtyn konsultimet ndërqeveritare me Kievin për shkak të deklaratës së Ukrainës dhe të Bashkimit Evropian për çështjen e gazit. Një vendim i tillë u mor në mbledhjen e Këshillit të sigurimit të Rusisë.Siç deklaroi Presidenti Dmitri Medvedijev, konsultimet e përcaktuara për javën e ardhshme do të zvillohen vetëm pas sqarimit të çeshtjeve, të cilat lindën tek Rusia. Moska vë në dukje së ndryshimet e rregullave të transportimit transit të gazit,të cilat përmbahen në deklaratën e mësipërme,do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në rishikimin e të gjithë sistemit të kontratave afatgjate të furnizimeve të gazit të Rusisë në Evropë.