0Autioritetet e SHBA-ve, ndoshta, do të heqin dorë nga ideja e vendosjes së raketave intercepitore në Poloni, deklaroi Elen Tosher, Anëtare e Kongresit amerikan nga Partia Demokratike. Thëniet e saj i përmend sot gazeta polake “Viborca”. Kjo e fundit vë në dukje se për sa i përket radarit në Çeki, siç dhe kihej ndërmend, SHBA-s prapseprapë do të këmbëngulin që ta ndërtojnë. Sipas fjalëve të Elen Tosherit, në një kohë të afërt Irani sidoqoftë nuk do të zotërojë raketat me rreze të gjatë veprimi, prandaj për SHBA-të s’ka anjë kuptim që të nxitojmë me vendosjen e elementeve të sistemit të mbrojtjes antiraket në Poloni.