0Kampionati botëror i patinazhit artistik, i cili mund të konsiderohet provë e përgjithshme para Olompiadës së viti 2010, do të fillojë sonte në qytetin amerikan Los-Anxheles. Në të do të marrin pjesë 216 sportistë të 52 vendeve. Shpresat kryesore të skuadrës kombëtare të Rusisë për medaljet e arta janë të lidhura me rrëshqitjen mbi akull, ku marrin pjesë çiftet Jana Hohllova – Sergei Novicki dhe Oksana Domnina – Maksim Shabalin