Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin quajti deklaratën energjetike të Ukrainës dhe BE të pamenduar mirë dhe jo profesioniste. Për shkak të një qëndrimi të tillë të pjesëmarrësve të Ukrainës, delegacioni i Rusisë u largua nga forumi.Tek pala e Rusisë ngjall habi dëshira e hapur për të shtuar kapacitetin e gazsjellësve Ukrainës dhe për ti mbushur ata me një vëllim më të madh me gaz. Dhe me gjithë praninë e përfaqësuesve të Rusisë ata as që morrën iniciativën që të pyesnin, në se është i aftë koncerni “Gazprom” të siguojë në të ardhmen një sasi të tillë gazi. Vladimir Putin quajti këtë fillim të përpjekjeve të hapura të injorimit sistemor të interesave të Rusisë. Ai kujtoi ekzistencën e lidhjeve të mira praktike me të gjitha firmat kryesore evropiane në sferën energjetike. Ai tha, se kjo ka të bëjë me qymyrgurin, kjo ka të bëjë me energjtikën atomike, kjo ka të bëjë me energjetikën elektrike, ku firmat evropiane investuan kapitalet kolosale që përbëjnë disa mlrd.dollarë. Kjo ka të bëj, natyrisht, me nxjerrjen e naftës dhe të gazit. Kjo ka të bëjë me rrjetin e transportit. Në qoftë se interesat e Rusisë do të injorohen atëherë ne gjithashtu do të jemi të detyruar që të fillojmë rishikimin e parimeve të marrëdhënieve tona me partnerët. Shpresojmë shumë që puna të mos arrijë deri këtu. Por gjëja më kryesore është ajo, se është e paligjshme që problemet e shtimit të furnizimeve në fakt, të gazit tonë të zgjidhen pa prezencën tonë, mendon Kryetari i qeverisë. Të gjitha të thënat për gatishmërinë e BE për ta ndihmuar Ukrainën që të moderojnë rrjetin e vet të gazsjellësve , sido që të përpiqeshin të paraqesnin këtë nënpunësit në Bruksel, ka një nëntekst politik. Në vend që të diskutohen problemet në formatin trepalësh Rusi-ukrainë-BE u përpoqën që Moskën thjesht ta largojnë duke harruar se kujt i përket gazi dhe në se duhet ky sistem pa gaz. Rrugëdalja nga gjendja e krijuar ekziston. Atë e përcaktoi Ministri i Energjtikës i Rusisë Sergei Shmatko, dhe pikërisht, që ti kthehet bashkëpunimit trepalësh me tërheqjen e institucioneve financiare ndërkombëtare. Rusia ka kohë që propozon që të krijohet një konsorcium ndërkombëtar për shfrytëzimin e sistemit të gazsjellësve të Ukrainës. Por çështë për të ardhur keq të gjitha iniciativat konstruktive të Moskës shkaktojnë alergji tek Kievi.Ndërsa Brukseli nga ana e vet, harron interesat e përgjithshme evropiane që të kihen garancitë e qëndruaeshme të sigurisë energjetike.