0Duma Shtetërore e Rusisë do të shqyrtojë më 6 prill variantin e korrigjuar të buxhetit federal për këtë vit. Siç u njoftoi gazetarëve Boris Grëjzllov, Kryetar i dhomës së Ulët të Parlamentit, po këtë ditë deputetët do të dëgjojnë raportin e Kryeministrit Vladimir Putin për punën e qeverisë. Po më 6 prill Duma do të diskutojë programin qeveritar të masave antikrizë mbi bazën e të cilit u korrogjua buxheti.