0Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Rusisë parashikon rifillimin në tremujorin e katërt të këtij viti të rritjes së vëllimit të përgjithshëm të produktit të brendshëm. Arkadi Klepaç, Zëvendës Ministër, në një bisedë me gazetarët vuri në dukje se në mars rënia e prodhimit u ngadalësua. Për sa i përket inflacionit, siç tha Klepaç, sipas rezultateve të këtij muaji, ai do të jetë në mënyrë të konsiderueshme më i ulët, se sa në shkurt dhe shpjegoi këtë, ndër të tjera, me politikën e rreptë monetare të qeverisë.